Roder HTS Structures

RÖDER HTS HÖCKER GmbH
Produkte të cilësisë së lartë nga një emër të cilit mund t’i besoni

RÖDER HTS HÖCKER GmbH është një kompani që ka fituar çmime e që specializohet në projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e sistemeve të tendave pa mbështetje në mes të çmontueshme të përhershme dhe gjysmë të përhershme. Ajo furnizon si sektorin privat ashtu dhe atë publik përfshi industrinë e mikpritjes dhe të organizimit të evenimenteve, ushtrinë, organizatat e ndihmës, industrinë e shitjes dhe industrinë e përgjithshme.

Strukturat Pagoda

Karakteristikat e strukturave Pagoda përcaktohen lehtësisht nga projektimi i çatisë së tyre impresionuese të lartë. Seria “Pagoda” gjendet në madhësitë nga 3 – 20 metra dhe kombinon projektimin e tendës tradicionale me novacionin e teknologjisë së lartë, duke krijuar një sistem strukturor të këndshëm nga ana strukturore, por përsëri plotësisht funksional. Për shkak të gjithanshmërisë së lartë, Pagoda-t janë një zgjidhje ideale për një numër të gjerë aplikimesh të evenimenteve. Që nga mbulesat për hyrjet në ndërtesa tek dasmat ose hollet për ekspozita që të lenë mbresa, kjo seri e strukturave impresionon, cilido qoftë evenimenti.

Tendat për festa RÖDER HTS (PZ)

Të disponueshme pa mbështetje në mes me gjerësi nga 3 – 10 metra me një lartësi standarde prej 2.3 metra sistemi i tendave për festa peshon pak por është i fortë dhe i ofron përdoruesit kohë instalimi dhe çmontimi të shpejtë. Për shkak të natyrës modulare të projektimit, të gjitha tendat e festave RÖDER HTS zgjerohen me pjesë prej 3 metra që do të thotë se mund të arrihet çdo lloj gjatësie tende. Për më tepër sistemi i tendave të festave ekziston në një numër të shumët projektimesh tërheqëse që përfshijnë skeletin Klasik “A”, të Harkëzuar, Gjashtëkëndor, Tetëkëndor dhe me Kulm të Lartë.

Tendat e mëdha RÖDER HTS (GZ)

Nevojat e klientit për struktura të përkohshëm janë mbuluar nga RÖDER HTS me serinë e Strukturave për Evenimentet e Mëdha. Ato gjenden në modelin pa mbështetje në mes me gjerësi 10 - 60 metra dhe lartësi standarde 2.4/3 dhe 4 metra. Seria e Strukturave të Evenimenteve të Mëdha plotëson kërkesat e çdo evenimenti në komoditetin më të madh. Të gjitha sistemet e Strukturave për Evenimentet e Mëdha të RÖDER HTS ndjekin të njëjtin koncept të projektimit modular. Gama e shumëllojshme e strukturave për Evenimentet e Mëdha gjendet në forma dhe madhësi të ndryshme, që përfshijnë skeletin klasik “A”, çatinë e harkëzuar, gjashtëkëndore, tetëkëndore, dhjetëkëndore, dymbëdhjetëkëndore, në formë ylli dhe me shumë kulme.

Strukturat HOECKER P-SERIES

Tendat HOECKER P-SERIES janë prodhuar pa mbështetje në mes me gjerësi nga 3 deri 12 metra. Ky sistem kërkuar i tendave ka një lartësi fikse prej 2,4 metra dhe bazohet në një projektim modular me anekse prej 3 metra, duke mundësuar që tenda të zgjerohet me madhësi prej 3 metra. Seria e tendave P-SERIES e lehtë, shumëpërdorimshme dhe e fortë përdoret gjerësisht në të gjithë globin, si nga kompanitë qiradhënëse që udhëheqin industrinë e evenimenteve ashtu edhe nga përdoruesit e drejtpërdrejtë. Sistemi i tendave P-SERIES gjendet në një numër të ndryshëm formash, madhësish dhe projektimesh që t’i përshtaten shumicës së llojeve të përdorimeve.

Strukturat HOECKER F-SERIES

Sistemi i tendave HOECKNER F-SERIES është zhvilluar gjatë një gjysmë shekulli në një nga sistemet më të përdorura të tendave pa mbështetje në mes. Strukturat e tendave F-SERIES gjenden në një numër formash dhe madhësish modulare të lehta për t’u përdorur nga 10 – 60 metra në gjerësi pa mbështetje në mes me lartësi nga 2,66 – 6 metra. Ideale për kompanitë profesionale që japin me qira tenda për evenimente dhe për përdorime gjysmë të përhershme nga klientët e drejtpërdrejtë, gama F-SERIES ofron madhësi të ndryshme dhe opsione të këndshme. Si kur ju nevojitet një strukturë standarde me Skelet “A” apo të Harkëzuar, me Kulm të lartë ose me shumë faqe, ju do e gjeni zgjidhjen brenda gamës së gjerë të tendave F-SERIES.

Sisteme Strukturash Kompatibël

Tradicionalisht, kur një kompani qiradhënëse e tendave zgjidhte një furnitor dhe blinte një sistem tendash të veçantë për biznesin e saj, ajo angazhohej me atë furnitor për jetë, thjesht për shkak të mungesës së kompatibilitetit të sistemit të zgjedhur me sistemet e tjera të tendave në dispozicion në treg. Kjo nuk ndodh më pasi RÖDER HTS HÖCKER ka krijuar një seri sistemesh tendash që janë plotësisht kompatibël me një numër prodhuesish kryesorë të sistemeve të tendave. Ky zhvillim i ri tani ju ofron klientëve burim alternativ konkurrent nga ana financiare kur mendojnë të investojnë në një artikull të ri.

Strukturat me Disa Nivele

Një gamë e gjerë e strukturave të përkohshme me dy e tre kate vendos një standard të ri në kategorinë e sistemeve të hapësirës së përkohshme. Falë karakteristikave novatore të projektimit, strukturat me disa nivele ofrojnë avantazhe të shkëlqyera dhe zgjidhjen më të mirë për të kursyer hapësirë kur hapësira është e pakët. Strukturat me disa nivele janë një zgjidhje ideale për një gamë të shumëllojshme përdorimesh që mbulojnë evenimente dhe argëtime, ekspozita dhe industrinë e përgjithshme. Të gjitha strukturat me disa nivele kanë të njëjtën bazë modulare dhe janë të disponueshme ose me skelet klasik “A”, të harkëzuar, gjysmë të harkëzuar ose me shumë kulme në nivelin e sipërm.

Ndërtesat për Biznes & Industriale

Ato gjenden në gjerësi nga 5 – 30 metra dhe lartësi nga 3 – 6,2 metra në ndërtesa me gjatësi të pakufizuar. Gama e ndërtesat modulare të biznesit dhe industriale ofron përparësi të konsiderueshme financiare dhe operuese kur krahasohet me metodat tradicionale të ndërtimit. Në vartësi të përdorimit, ky sistem strukture novatore mund të ofrohet ose i pa izoluar ose i izoluar tërësisht, për efikasitet të energjisë”. Zgjidhja ideale për magazinat, supermarketet, sallat e sporteve dhe ato të prodhimit – mundësitë janë të pafundme.

Strehët që Ngrihen Shpejt

Gama gjithëpërfshirëse e Strehëve që Ngrihen Shpejt është projektuar posaçërisht si për përdorim nga ushtritë ashtu dhe nga organizatat e ndihmës. Ato gjenden në madhësi dhe projektime të ndryshme për të akomoduar personelin, njësitë e strehimit, ruajtjen e pajisjeve, zyrat shtesë, punishtet e mirëmbajtjes dhe avionët. Dekada të tëra projektimi, inxhinjerimi dhe testimi për ushtrinë kanë siguruar që RÖDER HTS HÖCKER të jetë ndër prodhuesit lider të sistemeve të strehimit për ushtritë dhe organizatat e ndihmave. Sistemet janë testuar që të funksionojnë në mjediset më ekstreme dhe më të vështira në botë.

Strukturat e Sporteve

Përfitoni sa më shumë nga mjediset e sportit duke instaluar një Strukturë për Sportet të përkohshme ose të përhershme. Gama jonë e gjithanshme e sistemeve të strukturave që kursejnë energji janë projektuar posaçërisht për të ofruar mjedisin e përkryer për një numër të gjerë aktivitetesh sportive. Për shkak të karakteristikave të projektimit modular, -me gjerësi të ndryshueshme dhe lartësi impresionuese të brendshme pa pengesa-, strukturat tona për sportin janë zgjidhje ideale për aplikimet e shumëfishta sportive përshi sportet me raketa, mbulesat për pishinat, sportet me kuaj dhe parqet e patinazhit . Cilido qoftë aktiviteti, ne e mbulojmë!

Strukturat e Projektuara sipas Kërkesës

RÖDER HTS HÖCKER ofron një spektër të plotë të shërbimit për strukturat e projektuara sipas kërkesave për klientë me kërkesa specifike projektimit. Që nga koncepti fillestar, deri tek puna me skicat, prodhimi, dërgimi, dhe nëse kërkohet, instalimi i plotë, departamenti i projekteve të posaçme RÖDER HTS HÖCKER do t’i përkthejnë idetë tuaja të projektimit të veçantë në realitet.