Roder HTS Structures

Fshehtësia

Politika e fshehtësisë

Kjo politikë e fshehtësisë përcakton se si RÖDER HTS HÖCKER GmbH përdor dhe mbron çdo informacion që ju i jepni RÖDER HTS HÖCKER GmbH kur përdorni këtë faqe interneti.

RÖDER HTS HÖCKER GmbH është angazhuar të sigurojë që  fshehtësia juaj të mbrohet. Nëse do t’iu kërkojmë informacione të caktuara me anë të të cilave ju mund të identifikoheni kur përdorni këtë faqe interneti, ju mund të siguroheni që informacioni do të përdoret vetëm në pajtim me këtë deklaratë të fshehtësisë. RÖDER HTS HÖCKER GmbH mund  ta ndryshojë këtë politikë herë pas here duke përditësuar këtë faqe. Ju duhet ta kontrolloni këtë faqe herë pas here për t’u siguruar se jeni të kënaqur me të gjitha ndryshimet. Kjo politikë hyn në fuqi që nga data 20 gusht 2010.

Çfarë grumbullojmë  ne.

  1. Emrin dhe titullin e punës tuaj.
  2. Informacionin e kontaktit përfshi adresën e emailit.
  3. Informacionin demografik si për shembull kodin postar, preferencat dhe interesat.
  4. Informacion tjetër me interes për anketat e klientëve dhe/ose ofertat.

Çfarë bëjmë ne me informacionin që grumbullojmë:

Ne e grumbullojmë këtë informacion për të kuptuar nevojat tuaja dhe për t’iu ofruar një shërbim më të mirë, dhe në veçanti për arsyet e mëposhtme:

  1. Për regjistrat e kompanisë.
  2. Ne mund ta përdorim informacionin për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.
  3. Ne mundet që në mënyrë periodike t’iu dërgojmë emaile promocionale rreth produkteve të reja, oferta speciale ose informacion tjetër që ne mendojnë se mund t’iu duket me interes, duke përdorur adresën e emailit të cilën na keni dhënë.
  4. Herë pas here, ne mund ta përdorim informacionin tuaj edhe për t’iu kontaktuar për të bërë kërkime të tregut. Ne mund t’iu kontaktojmë nëpërmjet emailit, telefonit, faksit ose postës. Ne mund ta përdorim informacionin për ta përshtatur faqen e internetit sipas interesave tuaj.

2) Siguria

Ne jemi angazhuar të sigurojmë që informacioni juaj të jetë i sigurt. Për të parandaluar përdorimin ose publikimin e paautorizuar ne kemi vendosur procedura të përshtatshme fizike, elektronike dhe menaxheriale për të ruajtur dhe për të siguruar informacionin që ne grumbullojmë në internet.

3) Si i përdorim ne “cookies”

Cookie është një skedar i vogël i cili kërkon lejen që të vendoset në memorien fizike të kompjuterit tuaj. Pasi të keni rënë dakord, skedari shtohet dhe coockie ndihmon në analizimin e trafikut të internetit ose informon kur ju vizitoni një faqe të caktuar. Cookies lejojnë aplikimet e internetit t’iu përgjigjen ju si një individ. Aplikimi i internetit mund të përshtatë punën e tij ndaj nevojave tuaja, gjërave që ju pëlqejnë dhe që nuk ju pëlqejnë, duke mbledhur dhe duke kujtuar informacionin rreth preferencave tuaja.

Ne përdorim “traffic log cookies” (cookies që regjistrojnë trafikun) për të identifikuar se cilat faqe po përdoren. Kjo na ndihmon të analizojmë të dhënat rreth trafikut në faqen e internetit si dhe na ndihmon ta përmirësojmë faqen tonë të internetit për t’ia përshtatur nevojave të klientit. Ne këtë informacion e përdorim vetëm për analizime statistikore dhe më pas të dhënat i heqim nga sistemi.

Në përgjithësi, cookies na ndihmojnë t’iu ofrojmë ju një faqe interneti më të mirë, duke na mundësuar të monitorojmë se cilat faqe ju duken të dobishme dhe cilat nuk ju duken të dobishme. Një cookie nuk jep në asnjë lloj mënyre mundësi për të hyrë në kompjuterin tuaj dhe nuk na jep informacion rreth jush, përveç të dhënave që ju keni zgjedhur të na i jepni.

Ju mund të zgjidhni t’i pranoni ose t’i refuzoni cookies. Shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë cookies, por normalisht mund të modifikoni cilësimet e shfletuesit në mënyrë që t’i refuzoni cookies nëse preferoni. Kjo mund t’iu pengojë të përfitoni plotësisht nga faqja e internetit.

4) Lidhjet me faqet e tjera në internet

Faqja jonë e internetit mund të përmbajë lidhje të faqeve të tjera në internet. Megjithatë, pasi t’i keni përdorur këto lidhje duke u larguar nga faqja jonë, duhet të dini se ne nuk kemi asnjë lloj kontrolli mbi faqet e tjera. Prandaj, ne nuk mund të jemi përgjegjës për mbrojtjen e fshehtësisë për asnjë informacion që ju jepni ndërkohë që vizitoni këto faqe dhe këto faqe nuk qeverisen nga kjo deklaratë e fshehtësisë. Ju duhet të bëni kujdes dhe të lexoni deklaratën e fshehtësisë që zbaton faqja e internetit në fjalë.

Si të kontrolloni informacionin tuaj personal:

Mund të zgjidhni që ta kufizoni grumbullimin ose përdorimin e informacionit tuaja privat në mënyrat e mëposhtme:

  1. Sa herë që ju kërkohet të plotësoni një formular në faqen e internetit, kërkoni kutizën ku mund të vini shenjë për të thënë se nuk doni që informacioni të përdoret nga askush për qëllime të drejtpërdrejta marketingu
  2. Nëse keni rënë dakord më parë që ne të përdorim informacionin tuaj personal për marketing të drejtpërdrejtë, mund të ndërroni mëndje në çdo kohë duke na shkruar ose duke na dërguar email në adresën verkauf@roeder-hts.de
  3. Ne nuk do t’ia shesim, shpërndajmë ose japim me qira informacionin tuaj personal palëve të treta përveç rasteve kur na keni dhënë leje ju ose kur na kërkohet nga ligji ta bëjmë këtë gjë. Ne mund ta përdorin informacionin tuaj personal për t’iu dërguar ju informacion promovimi rreth palëve të treta që mendojnë se mund t’iu duket interesant nëse na thoni se doni që të bëhet kjo gjë.

Nëse mendoni se ndonjë informacion që ne mbajmë për ju është i pasaktë ose i paplotë, ju lutemi na shkruani ose na dërgoni email sa më parë që të jetë e mundur në adresën e mësipërme. Ne do të korrigjojmë me shpejtësi çdo informacion që është i pasaktë.

5) Kushtet e përgjithshme të përdorimit të faqes së internetit

Mirësevini në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të shfletoni dhe ta përdorni këtë faqe ju bini dakord të pajtoheni dhe të zbatoni kushtet e mëposhtme të përgjithshme të përdorimit, të cilat së bashku me politikën tonë të fshehtësinë qeverisin marrëdhënien e RÖDER HTS HÖCKER GmbH në lidhje me ju në këtë faqe.

Termi RÖDER HTS HÖCKER GmbH ose ‘ne’ i referohet pronarit të faqes së internetit, zyra e regjistruar e të cilit është Hinter der Schlagmühle 1, Kefenrod, Gjermani, D-63699. Termi ‘ju’ i referohet përdoruesit ose shikuesit të faqes tone të internetit.

Përdorimi i kësaj faqeje duhet të zbatojë kushtet e mëposhtme të përdorimit:

1.1 Përmbajtja e kësaj faqeje në internet është vetëm për përdorim dhe informacion të përgjithshëm për ju. Rezervohet mundësia e ndryshimeve. As ne e as palë të treta nuk mund të ofrojnë garanci për saktësinë, rrjedhën kohore, performancën, plotësinë ose përshtatshmërinë e informacionit dhe materialeve që gjenden ose ofrohen në këtë faqe për asnjë qëllim të veçantë. Ju pranoni se ky informacion dhe materialet mund të përmbajnë pasaktësi ose gabime dhe ne përjashtojmë përgjegjësinë në mënyrë specifike për çdo pasaktësi të tillë ose gabim me aq sa e lejon ligji.

1.2 Përdorimi nga ju i çdo informacioni ose i materialeve në këtë faqe interneti është plotësisht në dorën tuaj, gjë për të cilën ne nuk jemi përgjegjës. Do të jetë përgjegjësia juaj të siguroheni që çdo produkt, shërbimet ose informacioni i disponueshëm nëpërmjet kësaj faqeje të plotësojë kërkesat specifike.

1.3 Kjo faqe interneti përmban materiale të cilat janë në pronësi ose janë të licencuara nga ne. Këto materiale përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në projektimin, planifikimin, paraqitjen, pamjen dhe skicimet. Riprodhimi është i ndaluar përveçse kur është në pajtim me njoftimin e të drejtës së autorit, që është pjesë e këtyre kushteve të përgjithshme.

1.4 Të gjitha markat e riprodhuara në këtë faqe interneti, të cilat nuk janë pronë e operatorit ose nuk janë të licencuara nga operatori, janë deklaruar në faqen e internetit.

1.5 Përdorimi i paautorizuar i kësaj faqeje mund të çojë në një kërkesë për dëmshpërblime dhe/ose mund të përbëjë shkelje penale.

1.6 Herë pas here kjo faqe mund të përfshijë edhe lidhje me faqe të tjera në internet. Këto lidhje ofrohen për lehtësinë tuaj që t’iu jepet më shumë informacion. Kjo nuk do të thonë se ne i vërtetojmë këto faqe. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e lidhjeve në faqet e tjera.

1.7 Ju nuk duhet të krijoni një lidhje tek kjo faqe nga një faqe ose dokument tjetër pa miratimin e mëparshëm me shkrim të RÖDER HTS HÖCKER GmbH.

1.8 Përdorimi nga ana juaj i kësaj faqeje dhe çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga përdorimi i faqes zbaton ligjet e Gjermanisë.

6) Mospranimi i përgjegjësisë së faqes

Informacioni në këtë faqe është vetëm për qëllim përdorimi të përgjithshëm. Informacioni ofrohet nga RÖDER HTS HÖCKER GmbH dhe ndërkohë që ne përpiqemi ta mbajmë informacionin të përditësuar dhe të saktë, ne nuk bëjmë as përfaqësime e as nuk japim garancira të asnjë lloji, të shprehura ose të nënkuptuara, rreth plotësisë, saktësisë, besueshmërisë, qëndrueshmërisë ose disponibilitetit në lidhje me faqen ose çdo informacion, produkt, shërbim ose grafikat përkatës që ndodhet në faqe për asnjë lloj qëllimi. Për këtë arsye besimi që mund të keni në këtë informacion varet tërësisht nga ju.

Ne nuk do të jemi përgjegjës në asnjë rast për humbje apo dëmtime përfshi por pa u kufizuar, në dëmtime ose humbje të tërthorta ose si pasojë, ose në humbje e dëmtim të asnjë lloji që mund të shkaktohet ose që ka të bëjë me humbjen e të dhënave ose rritjen e fitimeve si rezultat i përdorimit të kësaj faqeje.

Nëpërmjet kësaj faqeje ju mund të lidheni me faqe të tjera të cilat nuk janë nën kontrollin e RÖDER HTS HÖCKER GmbH. Ne nuk ushtrojmë kontroll mbi natyrën, përmbajtjen dhe disponibilitetin e këtyre faqeve. Përfshirja e këtyre lidhjeve nuk nënkupton domosdoshmërish një rekomandim ose mbështetje të opinioneve të shprehura në to.

Bëhen të gjitha përpjekjet që kjo faqe interneti të paraqitet dhe të funksionojë mirë. Megjithatë, RÖDER HTS HÖCKER GmbH nuk mban përgjegjësi dhe nuk do të jetë përgjegjës nëse faqja nuk funksionon përkohësisht për shkak të defekteve teknike përtej kontrollit tonë.