Roder HTS Structures

Ndërtesat për Biznes & Industriale

Ndërtesat për biznes dhe industriale RÖDER HTS HÖCKER si dhe magazinat e përkohshme i japin klientit një cilësi dhe vlerë financiare të paarritshme kur krahasohen ne metodat tradicionale të ndërtimit pa komprometuar cilësinë ose jetëgjatësinë.

Ndërtesat për biznes dhe industriale disponohen në një varietet të gjerë pa mbështetje në mes nga 5m – 30m me lartësi kulmi 3,5m – 6,2m (sistemet me hapësirë më të madhe, me lartësi kulmi më të lartë dhe fortësi më të madhe ndaj erës dhe borës ofrohen sipas kërkesave).

Kjo seri e ndërtesave të përhershme, por plotësisht të çmontueshme i ofron klientëve dhe kompanive qiradhënëse mjedise të menjëhershme të mbuluara të përshtatshme për shumë aplikime industriale dhe të specializuara. Këto përfshijnë sektorët e shpërndarjes, logjistikës, shitjes me pakicë, ekspozitave, prodhimit, automobilistikët, panaireve, ushtrisë, aviacionit, porteve dhe argëtimit.

Sikurse ndërtesat tradicionale, sistemet e ndërtesave për biznes dhe industriale të RÖDER HTS HÖCKER mund të projektohen në mënyrë që të pajtohen plotësisht me ngarkesat specifike të erës dhe borës të vendndodhjes. Në ndryshim nga metodat tradicionale të ndërtimit, sistemet tona novatore të ndërtesave ofrojnë shumë avantazhe. Ato montohen shpejt, mund të zgjerohen lehtë, ose mund të çmontohen dhe të vendosen diku tjetër me ndërprerje minimale në punën e biznesit me një shpejtësi të pakrahasueshme me metodat tradicionale të ndërtimit.

Gama e gjerë e ndërtesave për biznes dhe industriale nga RÖDER HTS HÖCKER gjendet në kategoritë e mëposhtme të produktit: Seritë WS , ME KUPOLË, TË PAIZOLUARA, TË IZOLUARA NGA ANA TERMIKE DHE ME ÇATI PREJ HEKURI.

Strukturat gjenden në tre opsione të ndryshme për mbulesën e çatisë: me një shtresë, që fryhen për izolim (kursen energji) dhe panele hekuri për çatinë (me vlera të larta “U”). Opsionet për muret anësore përfshijnë, PVC të butë, mure me hekur të valëzuar, mure me panele të izoluara 40mm, 60mm, 80mm dhe 100mm , dhe mure me xhama.

Për më tepër, të gjitha strukturat për biznese dhe industriale disponohen në një seri gjithëpërfshirëse të produkteve aksesorë që përfshijnë dyer personeli, dyer me qepena, ndriçim, shpërndarje të energjisë, HV/AC e të tjera.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.