Roder HTS Structures

Sisteme Strukturash Kompatibël

Që nga lindja e tendave “marquee” dhe industrisë së qiradhënies për evenimente, kompanitë qiradhënëse kanë pasur mundësinë të zgjedhin dhe të blejnë llojet e preferuara të tyre të tendave nga shumë prodhues tregtar që ofrojnë një numër sistemesh strukturash të përkohshme.

Historikisht kur një kompani qiradhënëse zgjedh një furnitor, kompania e qiradhënies së tendave “lidhet” dhe angazhohet me atë furnitor thjesht për shkak të mungesës së kompatibilitetit të sistemit të zgjedhur me sistemet e furnitorëve të tjerë.

Deri tani, kompanitë kanë pasur dy opsione në dispozicion. Ose të vazhdonin të blinin dhe mirëmbanin pajisjet e tyre ekzistuese të tendave nga furnitori i tyre i zgjedhur pa mundur të kontrollonin çmimin dhe afatet kohore jofleksibël, ose të zgjidhnin një furnitor të ri. Kjo përfshinte blerjen e një sistemi tjetër tendash ndërkohë që ju duhej të mbulonin kostot e larta përkatëse të investimit tek një furnitor i ri dhe konfuzionin e integrimit të një numri komponentësh në inventarin ekzistues të kompanisë qiradhënëse.

Gama e produkteve të sistemeve të strukturave kompatibël RÖDER HTS HÖCKER është projektuar posaçërisht për t’iu ofruar operatorëve qiradhënës të tendave dhe që organizojnë evenimente në të gjithë botën një opsion alternativ kur mendojnë të blejnë pajisje të reja tendash.

Seria jonë e zgjedhuar e sistemeve të strukturave kompatibël është 100% kompatibël, plotësisht e inxhinjeruar dhe e padallueshme nga ana strukturore nga konkurruesit e tjerë.  Ky kanal alternativ i ofrimit mundëson kompanitë qiradhënëse të tendave dhe evenimenteve të blejnë pjesë këmbimi, anekse zgjerimi dhe struktura tendash të plota të reja nga furnitori që ata mendojnë se mund të ofrojë paketën më të mirë me produktin me cilësi më të lartë, me afate kohore livrimi të shkurtra -dhe më e rëndësishmja- produkte me çmime konkurruese.

Kontaktoni RÖDER HTS HÖCKER për një ofertë çmimi konkurruese sot.