Roder HTS Structures

Strehët që Ngrihen Shpejt

RÖDER HTS HÖCKER është bërë një lidere e industrisë në projektimin dhe prodhimin e sistemeve cilësore të Strehëve që Ngrihen Shpejt (SNSH) por me kosto efikase për ushtrinë, qeverinë, dhe sektorin e ndihmës.

Rezervuari ynë unik i eksperiencës në këtë sektor të specializuar, kombinuar me programin tonë të vazhdueshëm për të zhvilluar produktet dhe procedurat e rrepta për testimin e të gjitha linjave të testimit të SNSH-ve siguron ofrimin konsekuent, ekonomik dhe të thjeshtë të sistemeve SNSH në këtë sektor të specializuar të tregut.

Në vartësi të llojit të aplikimit, elementët e tillë si shiu, rëra, bora dhe rrezatimi diellor duhen përjashtuar nga mjedisi i strukturës.  Seria e shumëllojshme e sistemeve SNSH ofron mjedise të mbuluara gjysmë të përhershme dhe të përhershëm për një numër përdorimesh përshi, hapësirë për të jetuar, kuzhina dhe magazina, hangarë për avionë, punishte, vende për ruajtje që nevojiten për të vënë në punë sisteme kampesh të suksesshme.

Sistemet SNSH disponohen në një numër madhësish dhe specifikimesh, secili projektuar për aplikime shumëpërdorimshe dhe individuale që ruajnë dhe sigurojnë personelin dhe pajisjet.

SNSH-të e RÖDER HTS HÖCKER janë kategorizuar në katër kategori të ndryshme produktesh: Strehë për Mirëmbajtje, Strehë për Banim, Strehë për Qëllime të Ndryshme dhe Strehë për Ndihma të Përkohshme.

Tendat strehë për ushtrinë dhe ndihmat janë fushë kryesore biznesi për RÖDER HTS HÖCKER. Përveç ofrimit të sistemeve SNSH, kompania mundet, nëse kërkohet, të ofrojë një zgjidhje të plotë që përfshin ofrimin e ndriçimit, elektricitetit, shpërndarjes elektrike dhe HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajër i kondicionuar). Zgjidhjet tona të plota përfshijnë ekipe të kualifikuara instalimesh për montimin në të gjithë botën për të menaxhuar ose këshilluar plotësisht mbi projektet e aplikimeve ushtarake dhe të ndihmës.

Nëse keni një kërkesë për produkte dhe shërbime SNSH nga RÖDER HTS HÖCKER, ju lutemi na kontaktoni duke plotësuar formularin tone në internet ose duke telefonuar ekipin tonë teknik të posaçëm për ndihmë të specializuar të menjëhershme.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.