Roder HTS Structures

Strukturat e Projektuara sipas Kërkesës

RÖDER HTS HÖCKER ofron një spektër të plotë të shërbimit për strukturat e projektuara sipas kërkesave për klientë me kërkesa specifike projektimit. Që nga koncepti fillestar, deri tek puna me skicat, prodhimi, dërgimi, dhe nëse kërkohet, instalimi i plotë, departamenti i projekteve të posaçme RÖDER HTS HÖCKER do t’i përkthejnë idetë tuaja të projektimit të veçantë në realitet.

Departamenti jonë me përvojë i projektimit teknik dhe inxhinjerimit mund të shfrytëzojë njohuritë e shumta e tepër të vyera të ekspertëve, të grumbulluara ndër vite për projektimin e projekteve të strukturave të posaçme pa mbështetje në mes. Kjo përvojë, së bashku me përdorimin e teknologjisë më të fundit të modelimit 3D CAD dhe proceseve të prodhimit CNC me precizion të automatizuar, e ka mundësuar RÖDER HTS HÖCKER të shkëlqejë dhe të bëhet forca udhëheqëse në këtë fushë të specializuar.

Ne mendojmë se procesi i projektimit të posaçëm është një përpjekje e gjithë ekipit që ruan marrëdhënie të ngushtë me klientët tanë për të kuptuar të gjitha aspektet e nevojave të projektit, përfshi kufizimet e vendit, dëshirat dhe stilet. Ne kemi punuar me shumë klientë privatë, korporata dhe departamente qeveritare në bazë globale për të krijuar dhe livruar disa nga strukturat më novatore të çmontueshme.

Kur projektohen strukturat sipas kërkesave, qëllimi ynë është të përdorim sasinë më të madhe të komponentëve të cilët përdoren pa ekzistencën e mëparshme të sistemeve të strukturave standarde. Nga kjo përfitojnë si klientët ashtu dhe furnitorët pasi bën të mundur që projekti të kalojë në fazën e prodhimit shumë më herët se sa nëse komponentët do të prodhoheshin individualisht.  Përveç kësaj, duke përdorur komponentë të prodhuar në projektim, kostoja e përgjithshme e projektit mund të mbahet në një minimum duke bërë që strukturat e projektuara posaçërisht të jenë shumë më të lira.

Cilado që të jenë kërkesat, nëse angazhoni RÖDER HTS HÖCKER si kontraktorin kryesor të projektit projekti të dorëzohet në kohë dhe brenda buxhetit. Si ekspertët liderë në këtë fushë të specializuar ne jemi në gjendje të përmbushim kërkesat ekzakte të klientëve nga një konstruksion standard me një kulm e i mbështetur, tek ata me shumë nivele e qendra plotësisht të izoluara të çmontueshme për mikpritje e argëtim si dhe strukturat e ndërtuara për t’i bërë ballë ngarkesave ekstreme të erës dhe të borës.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.