Roder HTS Structures

Strukturat HOECKER F-SERIES

Sistemi i strukturës së tendave HOECKER F-SERIES ofron kuadrin për tek suksesi juaj.  Sistemi i strukturës së përkohshme F-SERIES tejet i gjithanshëm por sërish novativ ka evoluar në një nga strukturat më të mira pa mbështetje në mes, në llojin e saj.

Kjo histori e gjatë dhe përmirësimi i vazhdueshëm ka mundësuar që sistemi i tendave F-SERIES të bëhet struktura e preferuar e zgjedhjeve për shumë nga kompanitë lidere që organizojnë evenimente dhe ekspozita. Sot, gama F-SERIES disponohet në shumë forma, projektime dhe kombinime që e mundësojnë sistemin të plotësojë kërkesat gjithnjë në ndryshim të tregut.

Strukturat e tendave F-SERIES gjenden në një numër formash dhe madhësish modulare të lehta për t’u përdorur nga 10m – 60m në gjerësi pa mbështetje në mes me lartësi nga 2,66m – 6m. Si kur ju nevojitet një strukturë standarde me skelet “A” apo të harkëzuar, me kulm të lartë ose me shumë faqe, ju do të gjeni zgjidhjen brenda gamës F-SERIES.

Sikurse me të gjitha strukturat HOECKER, sistemet e tendave F-SERIES, janë prodhuar në pajtim me kontrollet e rrepta të cilësisë. Për t’i prodhuar përdoren teknikat më modernet të kontrolluara nga kompjuterë që sigurojnë masën më të lartë të saktësisë dhe vazhdimësi të produktit.  Të gjithë komponentë e strukturës janë prodhuar duke përdorur materiale evropiane të cilësisë më të lartë që ofrojnë një produkt jetëgjatë, me cilësi të shkëlqyer, që është prodhuar në mënyrë perfekte për jetëgjatësi.

Të gjitha strukturat HOECKER F-SERIES pa mbështetje në mes mund të zgjerohen më tej duke i integruar me një ose më shumë nga produktet tona shtesë që janë të lehta për t’u përdorur dhe me kosto efikase. Këto përfshijnë: çati të larta, çati të tejdukshme dhe pjesë të mbuluara kulmi, mure solide ABS dhe sisteme muresh prej xhami, dyer teke dhe kopjo, sisteme dyshemeje me skelet hekuri ose me kasetë, ndriçime, veshje e të tjera.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.