Roder HTS Structures

Strukturat me Disa Nivele

Sistemet e strukturave të përkohshme me disa nivele RÖDER HTS HÖCKER ofrojnë zgjidhjen më të mirë për kursimin e hapësirës duke krijuar sipërfaqe shtesë atje ku hapësira është e kursyer.

Strukturat me disa nivele disponohen në konfigurime me dy e me tre kate në gjashtë projektime të gjithanshme standarde; me skelet “A”, të harkëzuara, gjysmë të harkëzuara, të pjerrëta, me shumë kulme dhe në formë kubi.

Për shkak të karakteristikave të tyre modulare, strukturat me Disa Nivele mund të instalohen në një numër të ndryshëm konfigurimesh, formash dhe madhësish për të plotësuar planet e evenimenteve specifike dhe kufizimet e vendeve.  Për shembull, gentplani i katit të sipërm mund të pasqyrojë atë të nivelit të poshtëm.  Përndryshe, një strukturë më e vogël mund të ndërtohet në nivelin e sipërm duke krijuar kështu një ballkon të shkëlqyer që spektatorët të shikojnë për të shijuar pamjen poshtë.

Për të shtuar më shumë fleksibilitet, modulet 5m x 5m mund të eliminohen në katin e parë për të krijuar zona të hapura të ashtuquajtura “galeri”. Për më tepër, projektimi i veçantë modular i sistemit me disa nivele do të thotë se gjatësia dhe gjerësia aktuale e strukturës është e pakufizuar.

Si kur përdoren në një eveniment golfi, tenisi, garimi me kuaj, garash me makina ose çdo evenimenti tjetër, sistemet tona të strukturave me dy ose me tre nivele novative dhe të lehta për tu përdorur dalin fituese çdo herë.

Strukturat me disa nivele janë të disponueshme me produkte të shumta aksesore për të përmirësuar paraqitjen vizuale dhe funksionalitetin e strukturës.  Aksesorët përfshijnë, mbulesa çatish  të mbushura me ajër e të izoluara ‘THERMO’ – ky produkt novator rrit vlerat termale prandaj redukton sasinë e kërkuar të ngrohjes / ajrit të kondicionauar – sisteme me kasetë ABS dhe sisteme me mure solide ose prej xhami, dyer  teke ose dopjo, shkallë të brendshme dhe të jashtme,  parmakë, sisteme të dyshemeve për katet e para e të dyta, veshje dekorative e të tjera.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.