Roder HTS Structures

Strukturat Pagoda

Strukturat e tendave Pagoda të RÖDER HTS HÖCKER ofrojnë mjetet për të krijuar një struktura çatish që zgjaten e që bien në sy. Së bashku me lehtësinë e montimit dhe cilësinë perfekte të ndërtimit, seria e tendave Pagoda ofron zgjidhjen perfekte për një numër të gjerë përdorimesh.

Strukturat e tendave Pagoda gjenden në një numër njësish katrore nga 3m deri 20m në gjerësi pa mbështetje në mes. Pagodat krijojnë një zgjidhje ideale për zonat e pritjeve ose mund të bashkohen duke përdorur ullukët e integruar të shiut, që mundësojnë formimin e konfigurimeve të shumëfishta që theksojnë ndikimin vizual të çdo evenimenti cilado qoftë vendndodhja.

RÖDER HTS HÖCKER prodhon pesë lloje strukturash të tendave pagoda:

NIZZA Pagoda përdor një profil të lehtë me 3 kanale (63/63/2mm) për skeletin kryesor. Sistemi përdor shtylla tradicionale vertikale, të cilat kanë “dado që hynë në vend shpejt) për t’u montuar me shufrat horizontale të tavanit. NIZZA Pagoda ka edhe pajisjen e kapjes për një instalim të lehtë e të shpejtë të mbulesës së çatisë.

Struktura LONDON PAGODA përdor një profil më të gjerë, më të fortë me 3 kanale (94/48/3mm) për skeletin kryesor dhe është e certifikuar ndaj fuqisë së erës deri 80km/orë. Tendat London PAGODA gjenden në madhësi njësie prej 3m, 4m, 5m dhe 6m dhe kanë një sistem të përparuar të “palosjes së këmbëve” i cili lehtëson instalimin me punë minimale – zgjedhja ideale për kompanitë e qiradhënies në të gjithë botën.

Seria e tendave LARGE Pagoda mbulon madhësitë nga 8m, 10m, 12m, 15m dhe 20m dhe gjendet në lartësi kulmi prej 2,4m dhe 3m.  Këto struktura të sofistikuara ofrojnë atmosferën perfekte për një numër funksionesh, nga një hyrje tërheqëse, në një strukturë hyrjeje që qëndron më vete ose e bashkuar në konfiguracione të shumëfishta. Nuk është çudi që tendat LARGE Pagoda janë bërë më të preferuarat për shumë klientë në të gjithë botën.

Të gjitha strukturat pagoda ofrohen me skeletin dhe me gjithë mbulesat standarde të bardha. Kjo seri mund të përmirësohet më tej duke shtuar një ose më shumë nga produktet aksesorë të tendave tona pagoda përfshi mure prej xhami ose solide, dyer, mbulesa mbi kokë, sisteme dyshemesh të integruar, veshje të brendshme e më shumë.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.