Roder HTS Structures

Strukturat për Sporte

STRUKTURAT PËR SPORTE TË NDRYSHME nga RÖDER HTS HÖCKER përfshijnë një game të zgjidhjeve të ndërtesave modulare të përkohshme dhe të përhershme projektuar për një varietet aplikimesh për sportet që i mundësojnë aktivitetet sportive të vazhdojnë gjatë të gjithë vitit pavarësisht sezonit.

Strukturat gjenden në gjatësi të pakufizuara me gjerësi standarde prej: 10m, 15m, 18m, 20m, 25m, 30m 37m dhe 40m – për lehtësi përdorimi, këto madhësi standarde janë kategorizuar në struktura të vogla, të mesme dhe të mëdha për Sporte të Ndryshme.  Përveç gamës së madhësive tona standarde, ndërtesat tona të projektuara për shumë sporte mund të prodhohen për t’iu përshtatur kërkesave specifike të vendit të klientit. Për shembull me ngarkesa specifike ndaj erës dhe borës për të zbatuar kërkesat e kontrollit të planifikimit vendor ose gjerësi e gjatësi të posaçme, së bashku me një numër lartësish të ndryshme për të plotësuar shumicën e kërkesave të hapësirave për evenimentet sportive.

SNSH-të ofrohen me dy opsione të ndryshme për mbulesën e çatisë. Klientët mund të zgjedhin sistemin me shtresë të njëfishtë me tendosje standarde ose sistemin e çatisë që kursen energji me fryrje THERMO.  Që të dyja sistemet e çative janë prodhuar me një material PVC me fortësi industriale dhe tejet të qëndrueshëm që lejon transmetimin e dritës natyrale nëpërmjet membranës arkitekturore të tejdukshme duke mbajtur kështu koston e ndriçimit të vazhdueshëm në minimum pasi kostot e ndriçimit gjatë ditës reduktohen.

Të gjitha SNSH-të ofrohen me një gamë gjithëpërfshirëse opsionesh të veshjeve të pa-izoluara dhe plotësisht të izoluara të mureve si dhe aksesorë që përfshijnë dyer për hyrjen e këmbësorëve dhe makinave, pareteve të brendshme ndarëse, sistemeve të ndriçimit të cilat mund të konfigurohen për së siguruar lojë optimale në kombinim me dritën natyrale të disponueshme, ngrohjen, ventilimin dhe ajrin e kondicionuar (HC/AC).

Kur krahasohen me metodat tradicionale të ndërtimit SNSH-të modulare të RÖDER HTS HÖCKER ofrojnë avantazhe të shumta që nuk duhen të shpërfillen. Këto përfshijnë kursime të konsiderueshme me kosto të garantuar të përcaktuar për gjithë projektin, afate kohore të shkurtra për prodhimin dhe instalimin. Për më tepër, në ndryshim nga ndërtesat e zakonshme, strukturat tona janë tepër të çmontueshme dhe për këtë arsye ato mund të rishiten, rikonfigurohen, zgjerohen, rivendosen e ripërdoren në një numër të ndryshëm aplikimesh më vonë.

Me një jetëgjatësi prej më shumë se 20 vjetësh, SNSH-të ofrojnë një investim afat-gjatë por të shëndoshë. Kurseni kohë dhe ulni shpenzimet me një sistem novator të gatshëm për strukturat për shumë sporte nga RÖDER HTS HÖCKER.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.