Roder HTS Structures

Tendat e mëdha RÖDER HTS (GZ)

Të përsosura për evenimente, mikpritje, vende dhe stenda për tregtim, të disponueshme në shumë projektime dhe madhësi.

Tendat e mëdha për evenimentet RÖDER HTS ofrojnë zgjedhje të pakufizuar të të gjitha aplikimeve e strukturave të përkohshme të mëdha në rehatinë dhe stilin më të mirë.

Seria jonë e gjerë e strukturave të tendave për evenimentet e mëdha disponohet në struktura pa mbështetje në mes me gjerësi nga 10m deri 60m.  Strukturat e tendave për evenimentet e mëdha ofrohen në forma, madhësi dhe projektime të ndryshme, që na skeleti klasik “A” tek çatia e harkëzuar, gjashtëkëndore, tetëkëndore, dhjetëkëndore, dymbëdhjetëkëndore, në formë ylli, me kulm të lartë, katedrale, Manhattan si dhe në serinë më eksluzive e revolucionare në botë të gjeneratës së re të strukturës me Karbon Hibrid.

Projektimi plotësisht modular i sistemit të tendave RÖDER HTS bën të mundur që të rritet ose ulet pa fund madhësia me anekse prej 5m. Për më tepër, kjo seri tejet e adoptueshme e sistemeve të strukturave përdor plotësisht komponentë të këmbyeshëm të cilët bëjnë që strukturat standarde të konvertohen lehtë dhe në mënyrë ekonomike për të përfshirë një numër variantesh të strukturave të tendës që janë ato me çati të lartë ose funde me forma të posaçme.

Sikurse me të gjitha strukturat RÖDER HTS, përdorimi vetëm i materialeve të cilësisë së lartë që vjen nga Evropa përfshi aluminin e gradës së lartë dhe hekurin e galvanizuar është tejet i rëndësishëm. Të gjitha pjesët e skeletit kryesor të tendave për Evenimentet e Mëdha prodhohen në fabrikën tonë duke përdorur pajisjet më moderne të prodhimit të kontrolluara na kompjuterë, që sigurojnë precision inxhinjerik në një shkallë tepër të lartë.

Të gjitha strukturat standarde RÖDER HTS për evenimentet e mëdha janë ose me mbulesa të tejdukshme të bardha ose me PVC OPAKE që janë prodhuar duke përdorur teknologjinë më të fundit me fill të shkurtër, me material PVC të bardhë me shkëlqim të lartë, që i rezitojnë zjarri në pajtim me standardet ndërkombëtare kundër zjarri përcaktuar edhe nga DIN 4102 B1, BS 5438 / 7837.

Duke përdorur një ose më shumë nga produktet tona aksesore mund të përmirësoni më tej të gjithë serinë e strukturave të tendave për Evenimentet e Mëdha të RÖDER HTS. Zgjidhni një nga opsionet e shumta përfshi veshjet e brendshme, muret solide ABS, sistemet e mureve me xhama dhe mureve të izoluara, hyrjet dhe dyert, mbulesat tërheqëse mbi kokë, sistemet e nën-skeleteve për dyshemetë me kasetë tërësisht të integruar ose me hekur. Që të gjitha ofrojnë vlerë financiare ndërkohë që transformojnë pamjen dhe bukurinë e strukturës.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.