Roder HTS Structures

Tendat për festa RÖDER HTS (PZ)

Sistemi i tendave për festat RÖDER HTS është bërë zgjedhja e preferuar e kompanive qiradhënëse të evenimenteve të mëdha dhe vendeve në të gjithë botën.  Suksesi i lakmueshëm i sistemit të tendave për festat rrjedh nga shumë karakteristika novatore dhe lehtësia për përdoruesin të cilat ekzistojnë në të gjithë serinë.

Këto karakteristika të projektimit përfshijnë komponentë plotësisht të këmbyeshëm, të cilët mund të përdoren në të gjitha opsionet e ndryshme të projektimeve brenda sistemi të tendave për festat. Ky kompatibilitet funksional i komponentëve mundëson lehtësinë e përdorimit, lehtësinë e magazinimit, lehtësinë e transportimit si dhe ofron kohë montimi të shkurtër. Kjo e bën sistemin e serisë RÖDER HTS Party Tent numrin një të sistemit të tendave të thjeshta.

Tendat për festat gjenden në një numër formash dhe madhësish të cilat janë në gjerësi pa mbështetje prej 3m / 4m / 5m / 6m / 8m 9m dhe 10m. Sistemi i tendave për festat ofrohet me një lartësi kulmi standarde prej 2,3m dhe sikurse të gjitha strukturat moderne të RÖDER HTS, tendat për festat janë plotësisht modulare në projektim e kjo i lejon ato të zgjerohen për të krijuar gjatësi pa kufi në seksione modulare prej 3m dhe 5m.

Për të shtuar fleksibilitetin e tyre, sistemi i tendave të forta për festat është i disponueshëm në një numër opsionesh me projektim të këndshëm. Klientët mund të zgjedhin nga projektimet e mëposhtme: me skelet klasik “A”, me çati të harkëzuar, me çati me kulm të lartë, me fund me kulm, me disa anë dhe  me 2&3 konversione të ndara në anekse modulare prej 3m dhe me sistemin ROMA në anekset 5m.

Të gjithë komponentë kryesorë të skeletit janë prodhuar me precision të lartë në Gjermani nga një kombinim i aluminit të anodizuar në masë të lartë dhe hekurit të galvanizuar “që i reziston gërryerjes” që përdoret për gjitha pjesët lidhëse.  Mbulesat e ofruara përdorin Polivinilkloridin (PVC) më të fundit me fill të shkurtër, kundra rritjes së fungicideve, me shkëlqim të lartë të bardhë, që i rezistojnë zjarrit, të tejdukshme ose opake në pajtim me standardet ndërkombëtare përfshi DIN 4102 B1, BS 5438 / 7837.

Sistemi i tendave për festat ofron edhe një numër produktesh aksesorësh funksionalë me kosto efikase për të plotësuar zgjedhjen tuaj të strukturës së tendave për festat. Këto përfshijnë: sistem me xham ose mure solide me ABS, dyer, mbulesa mbi kokë, platforma, sisteme të skeletit nën-dysheme me kaseta të integruara ose me hekur dhe shumë artikuj të tjerë. Të gjitha ofrojnë vlerë të jashtëzakonshme financiare.

Hidhni hapin tjetër e na kontaktoni me kërkesat tuaja sot.