Roder HTS Structures

QIRADHËNIET & SHITJET – Ndërtesat industriale

RÖDER HTS HÖCKER është kompani lidere në projektimin, ofrimin dhe instalimin e magazinave të përkohshme dhe ndërtesave të përkohshme, si për përdorim gjysmë të përhershëm ashtu dhe për përdorim të përhershëm.

Të ofruara si për qiradhënie afatgjatë ashtu edhe për blerje në bazë globale, gama jonë e ndërtesave të përkohshme modulare novatore i ofron klientëve një zgjidhje të menjëhershme për hapësirë të mbuluar për një përdorim të shumëllojshëm industrial dhe aplikime të specializuara. Këto përfshijnë: magazina të përgjithshme të përkohshme, vende për logjistikë dhe shpërndarje, vende për riparime, fabrika, sipërfaqe për shit-blerje, ekspozita, mjedise për aviacionin, portet, ushtritë dhe argëtimin.

Ndërtesat industriale dhe për biznes ofrojnë cilësi të pakrahasueshme, gjithanshmëri dhe vlerë financiare kur krahasohen me metodat tradicionale të ndërtimit.  Ato mund të montohen, zgjerohen, të hiqen ose të zhvendosen me shumë pak probleme dhe me shpejtësi të paparë ndërtimi krahasuar me metodat tradicionale të ndërtimit.

Strukturat standarde ofrohen në gjerësi pa mbështetje në mes prej 5m, 7,5m, 1m, 12,5m, 15m, 17.5m, 20m, 25m, 25m dhe 30m me lartësi kulmi standarde prej 3.2, 4.2m, 5.2m dhe 6.2m (gjerësi dhe lartësi të tjera mund të ofrohen sipas kërkesës). Ndërtesat disponohen si në versionet e paizoluara ashtu dhe në ato të izoluar kombinuar me një numër komponentësh aksesorë opsional.

Ofrimi i instalimit me përvojë dhe menaxhimi i projektit, nëse kërkohet nga klientët tanë, plotëson strukturat tona të një game tepër të gjerë. Nga ofrimi i një tekniku të vetëm instalimi deri tek ofrimi i shërbimit të menaxhimit të plotë të projektit si dhe të qenit një kontraktor udhëheqës, personeli jonë me përvojë i ndërtimit do të punojë me ekipin tuaj gjatë gjithë projektit për të siguruar kënaqësi të plotë dhe sukses të projektit.

Kontaktoni RÖDER HTS HÖCKER sot për të diskutuar projektin tuaj të ardhshëm.