Roder HTS Structures

Rreth RÖDER HTS HÖCKER GmbH

Produkte të cilësisë së lartë nga një emër të cilit mund t’i besoni

RÖDER HTS HÖCKER GmbH është një kompani që ka fituar çmime e që specializohet në projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e sistemeve të tendave pa mbështetje në mes të çmontueshme të përhershme dhe gjysmë të përhershme. Ajo furnizon si sektorin privat ashtu dhe atë publik përfshi industrinë e mikpritjes dhe të organizimit të evenimenteve, ushtrinë, organizatat e ndihmës, industrinë e shitjes dhe industrinë e përgjithshme.

Emri i familjes Röder ka qenë i lidhur për 50 vjet me industrinë e tendave. Kompania e re, u krijua në vitin 2001 nga eksperti lider i industrisë Heinz Röder. Si novator i industrisë, ai pati mundësi të mbështetej në përvojën dhe njohuritë e grumbulluara në më shumë se një gjysmë shekulli në vitet si pronar i Röder AG. E krijuar në vitin 1959, Röder AG u shit në vitin 1994 kur Heinz Röder  hoqi dorë nga përfshirja në kompani.

Kompania ka qenë dëshmitare e rritjes së shpejtë që nga krijimi dhe sot konsiderohet si një forcë lidere globale brenda tregut të specializuar. Kompania prodhon një gamë të shumëllojshme të strukturave të tendave që qëndrojnë më vete, modulare dhe pa mbështetje në mes që disponohen në gjerësi nga 3 – 60 metra.

Novacioni dhe teknologjia janë kyçet e ecjes përpara të kompanisë me investime të konsiderueshme në proceset e prodhimit që luajnë një rol të madh në zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë. Kompania vazhdon të investojë në fabrikën moderne prej 64.000m² të prodhimit të tendave që ndodhet në rajonin Kefenrod në Gjermani. Kjo fabrikë bën të mundur që kompania të prodhojë gamën e saj tejet të gjerë të produkteve të cilësisë së lartë brenda saj. Kjo siguron që të gjithë klientët të marrin shërbimin më të mirë, përfshi këtu afate prodhimi të shkurtra, kontroll të cilësisë, çmime konkurruese dhe produkte të cilat janë projektuar dhe prodhuar sipas standardeve të cilësisë më të lartë.

Kompania aktualisht punëson një forcë pune të drejtpërdrejtë prej më shumë se 130 punonjës, dhe shumica kanë qenë punësuar që në fillimet e saj. Të gjithë punonjësit janë tejet të aftë dhe të trajnuar brenda fushës së tyre të punës dhe nxiten të përftojnë aftësi të reja dhe të zhvillohen profesionalisht brenda organizatës. Kompania krenohet me nivelin e lartë të personelit që qëndron në punë dhe me karakterin pozitiv të punësimit.

Ne presim me padurim të punojnë me ju dhe t’ju ofrojmë produkte që do t’ju impresionojnë me cilësinë e tyre të lartë, me jetëgjatësinë dhe me projektimin novator.