Roder HTS Structures

Historia e familjes RÖDER

Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv - Heinz RoderEmri i familjes Röder e ka shtrirë punën në fushën e prodhimit të tendave në 50 vite, që nga fillesa Heinrich Röder në vitin 1959 me dhënien me qira të tendave me kornizë drurë, deri tek ditët e tanishme të prodhimit me kapacitet të lartë dhe shpërndarjes globale moderne të sistemeve të strukturave modulare të përkohshme.

Sot kompania e re në pronësi të familjes RÖDER HTS HÖCKER GmbH është në pararojën e projektimit dhe ndërtimit të sistemeve të strukturave të tendave të përkohshme dhe drejtohet nga i biri i Heinrich Röder, Shefi Ekzekutiv Heinz Röder i cili e krijoi kompaninë e tij të re në vitin 2001, duke siguruar që tradita e familjes të vazhdojë në gjeneratën tjetër.

Një historik i shkurtër i punës së familjes Röder në sektorin e strukturave të përkohshme:

1959       Fillimi i hershëm i biznesit të tendave të familjes Röder filloi me dhënien me qira të tendave me skelet druri me mbulesa kanavace si pjesë e inventarit të qiradhënies të vetë kompanisë.

1961       Familja Röder e zgjeroi biznesin duke u futur  në tregun e ofrimit të tendave të tyre të cilat tani ofrohen për shitje tek kompanitë e tjera qiradhënëse.

1965       Seria e hershme e produkteve të kompanisë u zhvillua me futjen e hekurit i cili përdoret si materiali kryesor për komponentët kryesore të skeletit në vend të materialit të drurit që përdorej më parë.

1975       Zhvillimi dhe mundësia e përdorimit të aluminit, kombinuar me reduktimin e ndjeshëm të peshës në krahasim me hekurin, u bë një material më i mirë për t’u përdorur në ndërtimin e sistemeve modulare të tendave. Përdorimi i aluminit kishte edhe përfitimin shtesë të kanaleve të integruara të cilat lehtësonin një përmirësim të ndjeshëm të projektimit duke përdorur kanalet e tipit “keder” për të siguruar mbulesat e çatisë dhe të mureve me sistemin “keder” të fiksimit duke e bërë projektimin e ri vërtet një sistem modular.

1978       Skeleti i ri prej alumini me sistemin me kanale “qeder” së bashku me një gamë gjithnjë në rritje të projektimeve të tendave, shumë shpejt u bë një sukses për biznesin e familjes Röder. Për të përfituar nga një kërkesë gjithnjë në rritje për produkte, familja Röder hapi një fabrikë të re posaçërisht për prodhimin në masë të sistemeve të saja të ndryshme të tendave. Fabrika ndodhej në qytetin e lindjes së familjes Röder Wolferborn, Büdingen në Gjermani.

1984       Zhvillimi i vazhdueshëm i produktit e mundësoi biznesin e familjes Röder të shkëlqente si një lider i madh i tregut, një moment i rëndësishëm i programit të zhvillimit që çoi në projektimin, prodhimin dhe futjen në treg të tendës modulare të parë në botë me 2 kate e me disa nivele, por përsëri me një konstruksion plotësisht të çmontueshëm që sot përdoret në shumë vende të botës.

1992       Heinz dhe Edwin Röder e futën biznesin e familjes, RÖDER AG, në bursën financiare gjermane.

1993       Klöckner & Co AG bëhet aksionerja kryesore e kompanisë RÖDER AG. Në këtë periudhë familja Röder heq dorë nga pronësia në kompani.

1994       Heinz Röder përfundon dorëzimin e biznesit tek Klöckner & Co AG dhe largohet nga RÖDER AG.

2001       Pas shtatë vjetësh në të cilat Heinz Röder ndoqi interesa të tjerë biznesi ai krijon kompaninë e tij të re të specializuar në prodhimin e strukturave të përkohshme RÖDER HTS High Tech Structures KG, përsëri me bazë në zonën e Wolferborn, Büdingen në Gjermani.

2002       RÖDER HTS KG hap zyrat e saj të para të shitjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë.

2003       RÖDER HTS KG hap zyrën e shitjeve që mbulon rajonin e Lindjes së Mesme.

2004       RÖDER HTS KG blen biznesin konkurrues të industrisë HÖCKER STRUCTURES, Bad Salzuflen në Gjermani. Blerja strategjike e HÖCKER STRUCTURES hapi tregje të reja dhe shtoi linja të reja të produkteve në portofolin e produkteve të ofruara nga RÖDER HTS KG në atë kohë.

2005       RÖDER HTS KG dhe HÖCKER GmbH u bashkuan zyrtarisht në një entitet tregtues që njihet si RÖDER HTS HÖCKER GmbH. Gjatë të njëjtit vit fabrikat prodhuese të RÖDER HTS dhe HÖCKER STRUCTURES u shkrinë në një zyrë kryesore e fabrikë moderne prodhimi me 42,000m² që ndodhet në Kefenrod në Gjermani.

2006       RÖDER HTS HÖCKER GmbH hap zyrë vartëse shitjesh në Singapor.

2007       RÖDER HTS HÖCKER GmbH hap zyrë strategjike për shitjet në Rusi dhe Indi.

2008       RÖDER HTS HÖCKER GmbH prezanton një seri të re të sistemeve të tendave që është krejtësisht i përdorshëm me projektimet e tjera të ofruara nga prodhues të tjerë.

2009       Familja Röder feston 50 vjet punë në biznesin e tendave në Panairin e Tregtisë TENT-EXPO organizuar nga RÖDER HTS HÖCKER GmbH. Në të njëjtin vit ajo fut në treg strukturën e skeletit me karbon / hibrid aliazhi të patentuar.

2010       Bëhet prezantimi zyrtar i sistemit të skeletit të strukturës së patentuar me karbon / hibrid aliazhi – një teknologji e lehtë dhe novatore në tendat modulare me tavan të lartë.

2011       Kompania e familjes RÖDER HTS HÖCKER GmbH përfaqësohet në 32 vende në të gjithë botën. Kompania njofton blerjen e 22,000m² ngjitur me vendndodhjen aktuale të fabrikës së prodhimit me sipërfaqe 42,000m²  – trualli i ri ofron hapësirë shtesë të përshtatshme për zgjerim të mëtejshëm. Faza e parë duhet të përfundojë në tetor të vitit 2011 me ndërtimin e një fabrike moderne për prodhimin e elementeve PVC me sipërfaqe a 2,600m².