Roder HTS Structures

Projektimi dhe prodhimi

Liderë në Inxhinjerimin me Precizion të Sistemeve të Tendave

Angazhimi ynë për cilësi reflektohet në produktet që ne projektojnë dhe prodhojmë. Të gjitha produktet e RÖDER HTS HÖCKER i nënshtrohen analizave të rrepta të projektimit të strukturave për t’ju dhënë ju sigurinë e plotë se produktet tona ofrojnë performancë të jashtëzakonshme gjatë gjithë ciklit të tyre të përdorimit.

Produktet RÖDER HTS HÖCKER janë projektuar dhe prodhuar në fabrikën tonë të certifikuar nga ISO 9001:2000 që ndodhet në Kefenrod në Gjermani. Novacioni dhe teknologjia janë gjërat më të rëndësishme në filozofinë e kompanisë që investon gjerësisht në procesin e prodhimit pasi ai është thelbësor për suksesin tonë të vazhdueshëm. Kjo politikë e investimit të vazhdueshëm siguron që kompania të arrijë përherë cilësi të lartë prodhimi, efikasitet dhe produktivitet.

Pikat e forta kryesore të projektimit dhe prodhimit:

  • Kompania operon nga një fabrikë moderne prodhimi me 64,000m², projektuar dhe ndërtuar posaçërisht për volumin e madh të prodhimit të gamës tonë të shumëllojshme të sistemeve të strukturave të përkohshme dhe aksesorëve për to.
  • Fabrika ka aftësinë dhe kapacitetin të funksionojë 24 orë në ditë duke mundësuar një prodhimtari deri në 60,000 m² të produkteve të strukturave të përfunduara të përkohshme në javë. Kjo bën që kërkesat e larta për produktin dhe afatet fikse të livrimit të arrihen gjatë gjithë vitit.
  • Një departament i madh i projektimit teknik dhe analizës së strukturave i pajisur më së miri me programet më të fundit, përfshi aplikimet më të përdorura të industrisë të tilla si AutoCAD dhe Strucad. Një angazhim i fortë për të investuar në teknologjinë e re mundëson si projektimin e produkteve të reja ashtu dhe projektimin sipas kërkesave të veçanta. Kjo bën që projekti të arrijë cilësinë më të lartë, zgjidhje sipas vlerave inxhinjerike që përmbushin kërkesat e sakta.
  • Fabrika përfshin gjashtë holle pune të ndërtuara enkas, secili i pajisur plotësisht me sisteme të vinçave nga lartë të cilët mundësojnë ecurinë e duhur të produktit në të gjithë procesin e prodhimit që nga materiali i parë deri tek produkti i përfunduar.
  • Të gjitha pjesët kryesore të skeletit (shtyllat vertikale, ato horizontale, trarët për kulmin e çatisë dhe kulmet) prodhohen në një prej pesë makinerive robotë me shpejtësi të lartë të kontrolluar nga kompjuterë me 5 akse. Këto metoda të përparuara të prodhimit ofrojnë një prodhim me precesion tejet të lartë, që pasqyrohet në një produkt perfekt të përfunduar.
  • Të gjithë komponentët e skeletit kalojnë në një proces të rreptë të kontrollit të cilësisë dhe të procedurave të inspektimit përfundimtar. Pas inspektimit përfundimtar produktet paketohen, lidhen dhe përgatiten që të dërgohen te klienti.

E gjithë puna e fabrikës mbështetet tërësisht nga një sistem infrastrukture i besueshëm që na mundëson të prodhojmë sistemet tona të tendave pa mbështetje në mes, si dhe aksesorët më të mirë në botë në mënyrë të efektshme dhe efikase.

JW Player goes here