Roder HTS Structures

Pse të përdorni RÖDER HTS HÖCKER

Mjedise të përkohshme cilësore nga një emër të cilit mund t’i besoni

RÖDER HTS HÖCKER GmbH zbaton një politikë të vazhdueshme të përmirësimit në të gjithë biznesin. Vlerësimi i rregullt i niveleve të shërbimit, tendencave të tregut, vendosjes së çmimeve dhe operacioneve e lejojnë kompaninë RÖDER HTS HÖCKER GmbH t’iu ofrojë klientëve të sajë globalë shërbimin dhe linjat e prodhimit më të mira .

Pikat më të forta të kompanisë RÖDER HTS HÖCKER GmbH:

  • Një prodhues i njohur lider me bazë në Gjermani i sistemeve të tendave të tipit “marquee” dhe ndërtesave industriale.
  • Një gamë e shumëllojshme mbi 600 sisteme strukturash të përkohshme të ndryshme për shumë përdorime.
  • Fabrikë tejet modernet që mund të prodhojë deri në 60.000m²  strukturash të reja në javë.
  • Komponentët prodhohen nga makineri me Kontroll Numerik nga Kompjuterë (CNC) dhe përfundohen me dorë për të siguruar një prodhim përfundimtar gjithnjë të cilësisë së lartë.
  • Ekip i posaçëm teknik i projektuesve CAD / CAM dhe inxhinierë të stabilitetit për projektet e veçanta.
  • Standardet evropiane garantojnë cilësi të lartë, struktura të krijuara profesionalisht dhe të certifikuara plotësisht.
  • Punonjës të brendshëm të shitjeve teknike, të vendosur në mënyrë strategjike në gjithë botën që ofrojnë njohuri dhe mbështetje vendore.
  • Afate kohore të shkurtra për prodhimin që arrihen pavarësisht madhësisë së porosisë.
  • Një markë e njohur në tërë botën të cilës mund t’i besoni, që ju ofron qetësi të plotë për mendjen.
  • Politikë çmimesh konkurruese në të gjitha linjat e prodhimit – që sigurojnë kënaqësinë e klientit.

Produktet – Ne kemi një përzgjedhje prej më shumë se 600 projektime strukturash standarde të përkohshme, shumica mund të livrohen vetëm në 15 ditë pune nga data e konfirmimit të porosisë. Personeli ynë me përvojë do të propozojë produktin më të përshtatshëm për kërkesat tuaja nga varieteti ynë tejet i gjerë. Ne gjithnjë kemi buxhetin tuaj në mëndje, duke siguruar që t’ju ofrohet produkti më i përshtatshëm për përdorimin e posaçëm me çmimin më të mirë të mundshëm në tregun e sotëm.

Shërbimi – Kur na kontaktoni ju do të flisni direkt me një nga ekspertët e brendshëm teknikë të shitjeve që ndodhen në 40 e ca vendet në botë, të cilët duke kuptuar nevojat tuaja specifike, do t’ju ofrojnë një strukturë të përkohshme që do të përmbushë kërkesat tuaja precize.

Angazhimi ynë – Ne jemi të kënaqur kur ju ofrojmë produkte dhe shërbime të klasit të parë që plotësojnë dëshirat e klientit. Ne jemi gjithnjë në dispozicion t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja të përgjithshme dhe teknike – synimi ynë është të ofrojmë përgjigje brenda 24 orëve pasi të na keni telefonuar.

Cilësia dhe siguria – Të gjitha produktet tona janë plotësisht të garantuara, të mbështetura nga një shërbim i cilësisë së parë, ndaj ato plotësojnë kërkesat e klientëve tanë si kur bëhet fjala për produktin ashtu dhe për mjeshtërinë. Ne kemi vite të tëra përvoje në projektimin, prodhimin dhe livrimin e strukturave të përkohshme.

Bëni hapin tjetër ekontaktoni sot RÖDER HTS HÖCKER GmbH.