Roder HTS Structures

SHITJET – Strukturat e Projektuara sipas Kërkesës

Departamenti i posaçëm i projektimit të RÖDER HTS HÖCKER mund të realizojë struktura sipas kërkesave – që nga konceptimi deri në përfundim – për shumicën e llojeve të aplikimeve.

Vite përvoje kombinuar me përdorimin e teknologjisë janë kyçi i suksesit tonë në këtë fushë. Projektuesit dhe inxhinierët tanë mund të shfrytëzojnë më shumë se gjysmë shekulli eksperiencë të kombinuar për prodhimin e strukturave sipas kërkesave pa mbështetje në mes. Kjo gjë së bashku me përdorimin nga ana jonë të teknologjisë më të fundit CAD dhe pajisjeve inxhinjerike me precesion CNC, e mundëson RÖDER HTS HÖCKER të konvertojë shumicën e ideve koncepte në realitet.

Strukturat janë projektuar dhe ofrohen sipas kërkesave të veçanta të klientëve. Një specifikim i veçantë, për shembull, mund të kërkojë që struktura të ketë aftësi të përballojë ngarkesa të mëdha të borës ose të erës. Në shumicën e rasteve, ne mund t’i përmbushim kërkesat specifike të klientit që nga konstruksionet që mbështeten deri tek qendrat me disa nivele plotësisht të izoluara për mikpritje.

Eksperienca jonë e provuar në ofrimin e strukturave të projektuara sipas kërkesave është përmirësuar më tej pasi ne jemi në gjendje të ofrojmë instalime me eksperiencë dhe menaxhim të burimeve. Ky burim është një pikë shumë e fortë e RÖDER HTS HÖCKER dhe gjithnjë në dispozicion të klientëve tanë në tërë botën. Që nga ofrimi i një tekniku të vetëm të instalimit për të mësuar dhe drejtuar ekipin e klientit gjatë instalimit fillestar deri tek ofrimi i shërbimit të plotë të menaxhimit të projektit, -si dhe puna si kontraktor udhëheqës-, ne i ofrojmë shërbimet tona të furnizimit dhe instalimit në të gjithë botën.

Kontaktoni RÖDER HTS HÖCKER sot për të diskutuar kërkesat e projektit tuaj.