Roder HTS Structures

SHITJET – Zëvendësimi i mbulesave

A po kërkoni të ndërroni mbulesat për të zëvendësuar mbulesat e tendave ekzistuese? Nëse po, mos shkoni më tutje.  RÖDER HTS HÖCKER ofron mbulesa zëvendësuese për shumicën e sistemeve të strukturave pa mbështetje në mes për shumë më pak para se ç’prisni!

Mbulesat cilësore prej cohe RÖDER HTS HÖCKER janë prodhuar duke përdorur teknologjinë më të fundit të prerjes së kontrolluar nga kompjuterë, saldim me frekuencë të lartë, ngjitje me nxehtësi dhe pajisje përfunduese. Duke përdorur metoda të përparuara të teknologjisë prodhuese ne sigurojmë që mbulesat tona të para-projektuara të prodhohen dhe përfundohen me toleranca minimale plus/minus për një përshtatje dhe pamje perfekte gjithmonë.

Mbulesat tona me cilësi të lartë janë prodhuar duke përdorur coha të veshura me PVC me cilësi të lartë, me fill të shkurtër, kundra-fungicideve me shkëlqim të lartë të bardhë, dhe me kedër që nuk lejon lagështirën.  Përzgjedhja dhe përdorimi i materialeve superiore garanton nivelet më të larta të cilësisë, besueshmërisë dhe jetëgjatësisë në konstruksionet e strukturave të përkohshme. Mbulesat tona ofrojnë një performancë optimale dhe jetëgjatësi që ju mund të prisni vetëm nga një produkt me cilësi të lartë.

Të gjitha cohat e veshura me PVC të përdorura në mbulesat tona vijnë nga brenda Komunitetit Evropian duke siguruar kështu që cohat e zgjedhura t’i rezistojnë plotësisht flakës në pajtim me standardet e industrisë përfshi DIN 4102, B1, M2 (NB: Cohat po ashtu pajtohen me shumicën e standardeve ndërkombëtare kundra zjarrit).

Kontaktoni RÖDER HTS HÖCKER sot për informacion të mëtejshëm mbi produktet dhe çmimet.